Ballina Sport Allegri: Titulli do të vendoset mes 84 dhe 86 pikëve

Allegri: Titulli do të vendoset mes 84 dhe 86 pikëve

0
33

Trajneri italian Massimiliano Allegri ka dhënë vlerësimin e tij për garën e titullit kampion në Serie A, duke theksuar se pragu i pikëve për fitimin e Scudetto-s pritet të jetë relativisht i lartë.

I pyetur mbi numrin e pikëve të nevojshme për t’u shpallur kampion, Allegri u shpreh se aktualisht parashikimet e tij sillen rreth 82 deri në 84 pikë, me mundësinë që ky prag të ngjitet deri në 86 pikë.

“Për momentin, mendoj se Scudetto do të vendoset mes 82 dhe 84 pikëve, me një maksimum prej 86. Më pas, gjithçka varet nga fakti nëse ndonjë skuadër arrin të ndërtojë një seri të rëndësishme fitoresh,” ka deklaruar Allegri.

Sipas tij, gara mbetet e hapur dhe dinamika e rezultateve në javët vendimtare do të përcaktojë edhe nivelin përfundimtar të pikëve të nevojshme për titullin kampion.