Ballina Rajoni Doganat greke dhe maqedonase dalin me njoftim: Bllokim të rrugëve Kapshticë-Selanik dhe...

Doganat greke dhe maqedonase dalin me njoftim: Bllokim të rrugëve Kapshticë-Selanik dhe Strugë-Qafë Thanë për disa orë

36
0

Policia kufitare greke ka njoftuar se gjatë kësaj të marte, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë-Selanik”, do të jetë e bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.

Do të funksionojnë vetëm rrugët dytësore, për veturat.

Edhe pika e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ka njoftuar bllokim të rrugëve.

Paraditen e sotme, policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në aksin rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, rreth 3 km nga dogana maqedonase, si pasojë e një aksidenti rrugor, një autobot me gaz, ka bllokuar rrugën.

“Për këtë arsye ju bëjmë me dije se, do të bllokohet lëvizja e mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur rruga të jetë hapur plotësisht dhe e kalueshme për mjetet”, thuhet në njoftim.