Kjo është hera e dytë që Qiproja shërben si shtet kryesues i Këshillit të BE-së, pozicion që e mbajti për herë të parë në gjysmën e dytë të vitit 2012.
Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides theksoi se vendi i tij po merr presidencën e Këshillit të BE-së në sfondin e trazirave akute gjeopolitike dhe paparashikueshmërisë, teksa premtoi se Qiproja do të punojë për të forcuar autonominë e BE-së, të cilën ai e përshkroi si “hapi i nevojshëm i ardhshëm i projektit tonë në zhvillim të integrimit evropian”.
“Një Bashkim më autonom do të demonstrojë forcën e brendshme të nevojshme për të bashkëpunuar me partnerët e jashtëm sa herë që të jetë e mundur, ndërsa vepron edhe në mënyrë të pavarur kur është e nevojshme”,-deklaroi Christodoulides.
Presidenti përshkroi pesë qëllime të ndërlidhura: sigurimin e sigurisë dhe forcimin e mbrojtjes, rritjen e gatishmërisë për kriza, rritjen e konkurrencës dhe hapjes ndaj botës, promovimin e vlerave universale dhe krijimin e një buxheti që do të mbështeste një bashkim të vetëmjaftueshëm







