Një emër shumë i njohur në futbollin gjerman, Aleksander Nouri, ka vendosur në mënyrë të pabesueshme që të braktisë këtë sport, për t’u kthyer në menaxher të dy restoranteve McDonalds.
Gjermano-iraniani Nouri, pasi luajti për 14 vite futboll, vendosi t’i hynte trajnimit dhe në vitin 2016, mori licencën e trajnerit përkrah Julian Nagelsman.
Ai kësisoj ia doli që të drejtonte klubin tek i cili ishte rritur si futbollist, Verder Bremen, ashtu si edhe Ingolshtad dhe Herta Berlin.
Por më pas nuk kishte aq shumë suksese sa në startin e kësaj karriere dhe eksperienca e tij e fundit ishte në drejtimin Kavala në Greqi në vitin 2022.
Kësisoj, ai ka vendosur që të braktisë futbollin dhe në moshën 46-vjeçare, ka marrë përsipër menaxhimin e dy restoranteve McDonalds në qytetet e Herzogenrath Kohlshaid.
Nouri shpjegoi se me dy fëmijë, kishte nevojë për më shumë stabilitet në jetën e tij. “Kur firmos një kontratë në futboll, ke firmosur njëkohësisht edhe shkarkimin tënd”, kujtoi ai.







