Ballina Sport “Luan kush është gati dhe jo kush është në formë”, Sylvinho: Goli...

“Luan kush është gati dhe jo kush është në formë”, Sylvinho: Goli do vijë, ndaj Serbisë pres Shqipëri të ashpër

143
0

Vëmendja tani është e spostuar në Leskovac, aty ku Shqipëria do të përballet me Serbinë me 11 tetor, në kuadër të Kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kombëtares, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp të mbajtur këtë të premte, një ditë para ndeshjes.

“Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur. Besoj do jetë e bukur.

A keni punuar me sulmin? Siç e thashë është ndeshje e bukur dhe ndryshe. Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdor videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes. Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë.

Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit. Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve.

Nuk më intereson momenti që po kalon lojtari, por ka rëndësi sa gati është ai. E thashë edhe më përpara, kjo është ndeshja më e rëndësishme. Nëse në Tiranë do kishim fituar, natyrisht nuk do ishte aq e rëndësishme. Unë besoj të lojtarët e mi, do bëj zgjedhjet e mia”- tha ai.