Sulmuesi i krahut të Bajern Mynihut, Luis Diaz ka zgjedhur partnerin e tij sulmues, Herri Kejn si të preferuarin e tij për çmimin “Topin e Artë”.
“Ai është më i miri në botë, pa dyshim. Ai e dëshmoi këtë gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe e ka treguar për një kohë të gjatë.
E vërteta është se ai mund të bëjë gjithçka, siç thashë edhe më parë. E admiroj shumë sepse mendoj se ai nuk bën kurrë asgjë të gabuar. Ai i bën shokët e tij të ekipit të luajnë, vrapon, mbrohet, shënon gola dhe gjithashtu mund të shënojë nga distanca e largët.
Mentaliteti i tij është i pabesueshëm. Pra, për mua, ai është një nga pretendentët kryesorë për të fituar Topin e Artë. Shpresoj që ai ta ngrejë atë trofe dhe që të gjithë të jemi të lumtur për të”, deklaroi Diaz.







