Ballina Politika Denoncimi i Partisë “Mundësia”: Agron Shehajt i mbyllin faqen e Instagramit, censura...

Denoncimi i Partisë “Mundësia”: Agron Shehajt i mbyllin faqen e Instagramit, censura e pushtetit

58
0

Kreut të Partisë Mundësia dhe deputetit Agron Shehaj i është bllokuar faqja e tij në Instagram, pa asnjë paralajmërim.

Kjo censurë vjen pas aktivitetit të shtuar të Agron Shehajt në mbështetje të protestës kombëtare, pasi mbyllja e një faqeje me kaq shumë ndjekës e shikime në Instagram mund të bëhet vetëm përmes shpenzimeve të mëdha në para.

Mësohet se Shehaj po përgatit të gjithë hapat ligjorë për rikthimin e faqes, por censura në këto nivele nga grupe të errëta financiare e kriminale të lidhura me qeverinë përbën një shqetësim të madh për demokracinë në Shqipëri.

Krahas Shehajt, edhe shumë aktivistëve të protestës u është mbyllur faqja në Instagram pikërisht dje, çka lë të kuptohet për një plan të strukturuar, me burime të mëdha financiare pranë Edi Ramës, për të dëmtuar opozitën në Shqipëri dhe goditur protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit.

Sulmi ndaj Shehajt, një prej liderëve të opozitës, shënon për herë të parë këtë nivel sulmi të rëndë ndaj një prej deputetëve më aktivë në Parlament, i cili është përjashtuar disa herë nga Maxhoranca prej 5 muajsh nga punimet e Kuvendit dhe është vënë në qendër të sulmeve personale nga pushteti.

Kjo censurë përbën një precedent të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri, ku pushteti investohet për të mbyllur fjalën e lirë të përfaqësuesve të votuar dhe të zgjedhur në Parlament, me pasoja të rënda për vendin.