Ballina Politika ‘U amnistuan nga Altin Troplini’/ Berisha jep lajmin: Një gjyqtar ka urdhëruar...

‘U amnistuan nga Altin Troplini’/ Berisha jep lajmin: Një gjyqtar ka urdhëruar të hetohet çështja e patronazhistëve

167
0

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në një bashkëbisedim me qytetarët sot se një gjyqtar ka urdhëruar hetimin e çështjes së patronazhistëve.

“Patronazhist është një vepër e rëndë. Ata që kanë kryer këtë detyrë, do të bëhen përgjegjës para ligjit, të cilët sot i aministon Altin Troplini.

Kam një lajm këtu të mirë për ju. Përsëri, një gjykatës i ndershëm dhe guximtar çoi për gjykim, ndonëse prokurori hoqi dorë nga çështja e aktivistëve, por një gjykatës urdhëroi të hetohet çështja.

Pra, të dalin para ligjit. Kështu që, ata të cilët kanë luajtur rolin e policisë politike të votës, ata kanë kryer krim elektoral,” tha Berisha.