Ballina Sport Maroku triumfon 4-2 ndaj Haitit dhe siguron kualifikimin, haitianët gjejnë golin e...

Maroku triumfon 4-2 ndaj Haitit dhe siguron kualifikimin, haitianët gjejnë golin e parë në Botëror pas 52 vitesh

103
0

Maroku ka siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, pas fitores spektakolare 4-2 ndaj Haitit në ndeshjen e fundit të Grupit C. “Luanët e Atlasit” e mbyllën fazën e grupeve me 7 pikë, po aq sa Brazili, por renditen të dytët për shkak të golavarazhit më të dobët. Sfida nisi me surprizë, pasi një autogol i portierit Yassine Bounou në minutën e 10-të kaloi Haitin në avantazh. Achraf Hakimi barazoi për Marokun në minutën e 39-të, por Wilson Isidor riktheu epërsinë e haitianëve vetëm katër minuta më vonë. Në shtesën e pjesës së parë, Ismael Saibari realizoi golin e 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë. Maroku gjeti golin e përmbysjes në minutën e 78-të me Soufiane Rahimin, ndërsa Yassine vulosi suksesin me golin e katërt në fund të takimit. Me këtë humbje, Haiti e mbyll Botërorin me zero pikë, por shkruan histori duke gjetur golin e parë në një Kupë Bote pas 52 vitesh.