Ballina Kulturë Elhaida Dani: Fitova “The Voice of Italy” nga mbështetja e shqiptarëve

Elhaida Dani: Fitova “The Voice of Italy” nga mbështetja e shqiptarëve

42
0

Shumë këngëtarë të njohur mes tyre, Elhaida Dani, Alban Skënderaj, Noizy dhe Elvana Gjata performuan hitet e tyre në pallatin e sportit në Milano, para mijëra shqiptarëve.

Elhaida Dani, e cila është shqiptarja e parë që ka fituar “The Voice’ bëri thirrje për solidaritet mes shqiptarëve.

“10 vite më parë erdha këtu e vogël me shumë ëndrra. Nisa një rrugëtim që nuk e dija se ku më çonte. Fitova “The Voice” falë mbështetjes që më dhatë. Uroj që shqiptarë gjithmonë të mbështesin njëri-tjetrin. E di çfarë do të thotë të jesh shqiptar me këmbë jashtë e me zemër në Atdhe.”,tha ajo.