Në takimin me shqiptarët në Itali kryeministri Edi Rama ka folur edhe për paragjykimet ndaj emigrantëve shqiptarë shumë vite më parë.
Kreu i qeverisë kujtoi edhe thirrjet e Umberto Bossit, ish drejtues i ‘Lega Nord’, që shqiptarët të vriten në mes të detit.
Po ashtu Rama tha se djali i tij bleu në Shqipëri diplomë në universitetin privat ‘Kristal’ në kohën e Berishës.
”Kush nuk i kujton ato kohë me damkën ‘Estato Albenese’ ishte koha e një Umberto Bossi një tip që bëri thirrje që shqiptarët të vriteshin në det.
Një personazh që dukej se kishte dalë nga filmat komik. I bleu djalit diplomën te një nga universitetet private në Shqipëri, ‘Kristal’ dhe ‘Vitrina’ të kohës së Saliut 2”, – tha Rama.
Kujtojmë se Renzo Bossi, djali i Umberto Bossit, mori disa vite më parë diplomën e studimeve universitare në Shqipëri, kjo sipas hetimeve të Prokurorisë së Napolit dhe Milanos mbi partinë “Lega Nord”.