Ballina Lifestyle Hailey Bieber lë në hije Kendall Jenner, ndihmon SKIMS të shesë koleksionin...

Hailey Bieber lë në hije Kendall Jenner, ndihmon SKIMS të shesë koleksionin brenda pak ditësh

45
0

Hailey Bieber po cilësohet në rrjetet sociale si “modelja më e fuqishme në botë”, madje duke lënë në hije edhe shoqen e saj të ngushtë, Kendall Jenner.

Kjo pasi bashkëshortja e Justin Bieber ndihmoi Kim Kardashian të shiste pothuajse të gjithë koleksionin e saj të ri për SKIMS brenda vetëm pak ditësh.

Modelja 29-vjeçare u bë fytyra e linjës “Everyday Cotton” për herë të parë javën e kaluar, duke pozuar në një set fotografik joshës të realizuar nga Mert Alas, shkruan “Daily Mail”.

Menjëherë pas publikimit të fushatës, disa nga produktet u shitën plotësisht dhe blerësit u vendosën në listë pritjeje.

Disa fansa komentuan në Instagram duke u ankuar se sutjenat dhe të brendshmet dolën nga stoku shumë shpejt. “Sutjenat që doja në masën time tashmë janë shitur. O Zot!”, shkroi një prej tyre. “Po shiten si buka e ngrohtë!”

Një tjetër përdorues u ankua për vonesën e porosisë: “Përshëndetje! Konfirmimi i porosisë sime thoshte se do të dërgohej brenda 1–2 ditëve pune, por tani kanë kaluar rreth dy javë dhe ende nuk kam marrë asnjë përditësim për dërgesën. A mund të më tregoni statusin aktual të porosisë sime dhe kur pritet të dërgohet?”

Vitin e kaluar u raportua se kompania SKIMS e Kim Kardashian tani vlerësohet rreth 5 miliardë dollarë, pas një raundi të madh financimi prej 225 milionë dollarësh, të udhëhequr nga Goldman Sachs.