Ballina Aktualitet “Qëndrimi i SPAK…”/ Çështja ‘Balluku’, Braho: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti...

“Qëndrimi i SPAK…”/ Çështja ‘Balluku’, Braho: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti nuk duhet të ketë imunitet

62
0

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, pyeti kreun e SPAK Klodian Brahon, lidhur me një strategji nga ana e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e imunitetit të deputetit, konkretisht të ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku, e cila për shkak të këtij statusi, nuk mund të vihet në masë sigurie.

Braho refuzoi të komentonte çështjen e Ballukut, por shprehu mendimin e tij personal duke thënë se një deputet nuk duhet të kishte imunitet fare përballë ligjit.

Braho thotë se SPAK nuk miraton apo ndryshon ligje, ndërsa shtoi se ndalimi i vendosjes së masës së sigurisë për shkak të imunitetit, vështirëson punën e hetuesve si dhe e dëmton atë.

Bylykbashi: A keni një strategji për këtë rikthim të imunitetit, pasi jemi kthyer në një situatë që atë që e bëmë në 2012 u zhbë në 2026.

Braho: Çështja konkrete, qëndrimi i SPAK është publik. Sa i përket situatë kushtuese, imuniteti ndalon vendosjen e masave të sigurimit por nuk ndalon prokurorinë të zhvillojë hetime të plota dhe të pavarura. Mungesa e një mase e vështirëson jë hetim edhe e dëmton por nuk miratojmë ligje dhe jemi të detyruar t’i bindemi këtij kuadri ligjor. Të ishim ne pala që miratonte ndryshime ligjore, personalisht unë mendoj se s’duhet të kishte imunitet fare.