Ballina Kronika Tentoi të kalonte lumin por e mori rrjedha e ujit, humb jetën...

Tentoi të kalonte lumin por e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari në Mat

0
39

Një 66-vjeçar nga fshati Fshat i Klosit ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat në këmbë.

Rrjedha e fortë e ujit e ka marrë me vete 66-vjeçarin Xh.Zh i cili është gjetur i pajetë pas disa orësh kërkime, shkruan vizionplus.tv.

Grupet e zjarrfikëses dhe policisë kërkuan gjithë shtratin e lumit, ndërsa trupi i pajetë u pikas disa kilometra poshtë qytetit të Klosit në vendin e quajtur Kthesa e Cerujës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.