Një 37-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi u qëllua nga një agjende të Shërbimit Amerikan për Emigracionin dhe Doganat (ICE), në Minneapolis të SHBA-së.
Ngjarja që ndodhi të mërkurën ka rihapur debatin për politikat e emigracionit në SHBA.
Të shtënat vijnë pasi qeveria federale rriti zbatimin e ligjit për emigracionin pas një skandali me ndihmat sociale që çoi në tërheqjen e guvernatorit nga fushata e tij për rizgjedhje, shkruan CNN, transmeton KosovaPress.
Good u identifikua nga senatorja e Minesotës, Tina Smith si gruaja që u qëllua për vdekje nga një agjent i ICE, gjë që u raportua fillimisht nga Minnesota Star Tribune.
“Good ishte shtetase amerikane”, tha Smith në një postim në “X”, dhe kishte një fëmijë 6-vjeçar, tha zëvendësguvernatorja e Minesotës, Peggy Flanagan.
Kjo ngjarje ngjalli debat publik, shkruan KosovaPress. Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha se Good po “përndiqte dhe pengonte” punën e oficerëve gjatë gjithë ditës dhe u përpoq të “armatosë automjetin e saj” në një përpjekje për të përplasur me makinë oficerin. Por, politikanët e Minesotës fajësuan taktikat e administratës Trump për emigracionin, duke thënë se ato çuan në të shtënat fatale, ndërsa guvernatori Tim Ëalz paralajmëroi se është i përgatitur të vendosë Gardën Kombëtare të shtetit.
Kryetari i bashkisë së Minneapolisit, Jacob Frey, tha se ky moment në Minneapolis po teston “qëndrueshmërinë e republikës”.
Ndërkaq, njerëzit u mblodhën në protestë kundër policisë, e më pas për të nderuar jetën e Renee Nicole Good.
Teksa citon shefin e Policisë së Minneapolisit, CNN shkruan se, të shtënat që ndodhën të mërkurën kanë rritur tensionet në Minneapolis pas javësh presioni nga zbatimi i ligjit për emigracionin. “Departamenti është në një gjendje të lartë gatishmërie gjatë gjithë natës”, kanë thënë burime të CNN.



