Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme foltoren e radhës me demokratët e qytetit të Elbasanit.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Shqipëria ndodhet në momente kritike, duke e krahasuar më një të sëmurë në sallën e ugjencës.
Berisha theksoi nevojën e ripërtëritjes së Partisë Demokratike, si nevojë jetike për Shqipërinë.
Ndërkohë që komentoi edhe skandalin me Vlora Hysenin, duke u shprehur se mesazhet e saj me Ergys Agasin janë lule para atyre të Edi Ramës.
Berisha: Jemi në një nga momentet ndofta më të veçanta në historinë tonë kombëtarë, jemi në momentet e shpërbërjes së turpshme të një regjimi i cili qeverisi këtë vend i bazuar çdo orë çdo ditë në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë në krimin e organizuar, përzënien e tyre nga Elbasani dhe Shqipëria. Në këtë kuadër, në këtë shpërbërje asgjë nuk ka patur rol më përcaktues sesa guximi, qëndresa e juaj. Dashuria juaj për Elbasanin dhe Shqipërinë në këto vite.
Shqipëria ngjet me një të sëmurë në sallën e urgjencës. I cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Ripërtëritja e PD është jetike dhe përcaktuese për ripërtëritjen e Shqipërisë.
Amund të imagjinoni që çmimi i kafshatës të rritet 3.2% në Europë 0.2%? këtu jemi, ndaj dhe ripërtërija jonë, jetike për ripërtëritjen e Shqipërisë. Kemi një vizion që do japi përgjigjen më të merituar kësaj gjëme, këtij mjerimi që ecën me shpejtësi.
Shqipëria vidhet njëlloj si shkatërroheshin trarët e shtëpisë në tregimet e Dino Buzzati. Këta të pangopur, këta njerëz që kanë vjedhur qindra mln. Pra ripërtëritja jonë është një emergjencë kombëtare. Duhet të hapemi ndaj vlerave të rinjve, zonjave dhe zonjushave. Duhet të paraqesim shqiptarëve vizionin më të mirë. 0 tolerancë krimit të organizuar. U deklaroj organizatave të Elbasanit, Shkodrës gjithë Shqipërisë vend mbi tokë nuk do kenë veç burgut. Keni dëmtuar rëndë qytetarët, qytetet, Shqipërinë. Jenë shndërruar në një mashë të një regjimi çnjerëzor. Do bëjmë gjithçka për sigurinë tuaj. Shefja e SHISH, drejtori i policisë drejtori i policisë laboratorit etj. të gjithë në një dosje me Edi Ramën.
Një gjë them, nuk janë asgjë ato mesazhe që tregojnë çfarë llumi janë. Çfarë janë mesazhet e Edi Ramës në këto grupe, kur i kërkoi dorëheqjen Lubi Ballukut në një seancë 5 orëshe në kryeministri, ajo thoshte jo, në fund i thotë ky po dhe ato mesazhe. Ajo i thotë janë lule nga ato të tuat. Këta vërtet kanë vjedhur qindra mln, po i kanë kryer me urdhër të Edi Ramës. Gjërat kanë dalë në mençurinë më të madhe të njeriut, të ndahet nga e keqja. Ne do ndahemi nga kjo e keqe sa më shpejt. Prej 120 ditësh qytetarët zvarrisin në rrugë e Tiranës Edi Ramën njëlloj si staturën e Enver Hoxhën. Nuk kanë asnjë interes qytetarët për të shtënë Shqipërinë në dorë.







