Ballina Europë Papa Leone XIV me diplomatët e huaj: Lufta është rikthyer në modë,...

Papa Leone XIV me diplomatët e huaj: Lufta është rikthyer në modë, një zell ushtarak që po përhapet shumë!

39
0

“Lufta është rikthyer në modë dhe një zell luftarak po përhapet”, deklaroi Papa Leone XIV në përshëndetjet e tij drejtuar trupit diplomatik në Vatikan, duke e konsideruar dobësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar veçanërisht shqetësues.

Gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë, Papa tha se diplomacia që promovon dialogun dhe kërkon konsensusin e të gjithëve është zëvendësuar nga diplomacia e pushtetit, e personave ose e grupeve aleate.

“Parimi që mbizotëroi pas Luftës së Dytë Botërore, i cili u ndalonte vendeve të përdornin forcën për të shkelur kufijtë e të tjerëve, është shkelur”, tha ai.

“Ne nuk e kërkojmë më paqen si një dhuratë dhe si një të mirë të dëshirueshme në vetvete (…), por e kërkojmë atë përmes armëve, si një kusht për shpalljen e sovranitetit tonë. Kjo përbën një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, i cili është themeli i çdo bashkëjetese paqësore”, shtoi ai pa përmendur një vend specifik.

Më tej, u ndal edhe te çështja e Palestinës, teksa tha se qytetarët palestinezë kanë të drejtë të jetojnë në paqe në tokën e tyre.

“Qytetarët palestinezë kanë të drejtë të jetojnë në paqe në tokën e tyre” në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës”, tha Papa, duke kujtuar qëndrimin e Selisë së Shenjtë në favor të një zgjidhjeje me dy shtete.

“Fatkeqësisht, po dëshmojmë një rritje të dhunës në Bregun Perëndimor kundër popullsisë civile palestineze, e cila ka të drejtë të jetojë në paqe në tokën e saj”, theksoi Papa gjatë fjalimit të tij në Vatikan.