Ballina Aktualitet Bashkia e Durrësit paralajmëron: Kujdes! Priten erëra të forta, shmangni lëvizjet!

Bashkia e Durrësit paralajmëron: Kujdes! Priten erëra të forta, shmangni lëvizjet!

56
0

Durrësi pritet të goditet nga erëra të forta pasditen e së premtes deri të shtunën, ndaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Njoftimi është dhënë sot nga Bashkia e Durrësit në Facebook ku bëhet e ditur se duke nisur nga ora 16:00 e të premtes, era nga drejtimi jugor pritet të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 metra për sekondë. Kjo situatë parashikohet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Bashkia u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

Në njoftim thuhet gjithashtu se strukturat përkatëse do të jenë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo problematikë që mund të paraqitet si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit.