Ballina Kronika I dënuar me 6 vite burg për trafikim emigrantësh, ekstadohet nga Gjermania...

I dënuar me 6 vite burg për trafikim emigrantësh, ekstadohet nga Gjermania në Shqipëri 51-vjeçari

46
0

Këtë të shtunë është ekstarduar nga nga Gjermania në Shqipëri shtetasi, Sokol Ndreka, 51 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtra i dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas raportimeve, më datë 31.10.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, ku dyshohet se Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

Njoftimi i plotë i pokicisë:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar me 6 vite burgim.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden/Gjermani, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Më datë 31.10.2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj (emigrantë të paligjshëm).

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.