Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 5 Durrës, një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. C., 40 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, dje, në lagjen nr. 5, Durrës, ku dyshohet se i vodhi me dhunë, nga qafa, varësen e floririt, një shtetases R. T.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi P. C. ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 02.10.2026, në lagjen nr. 5, Durrës, i ka vjedhur me dhunë, nga qafa, varesën e floririt, shtetases Gj. J.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.







