Ballina Europë “Po shkatërrohet bregdeti”/ Ish-gjyqtari belg: Mafia po i pastron paratë në hotele...

“Po shkatërrohet bregdeti”/ Ish-gjyqtari belg: Mafia po i pastron paratë në hotele në Shqipëri!

63
0

Magjistrati i njohur belg, Michel Claise, ka folur sërish për mediat në lidhje me mafien shqiptare. Gjatë një interviste, ai tha se mafia po i pastron paratë duke përdorur hotelet në Shqipëri.

Po ashtu, ai tha se mafia po pastron paratë në prona të patundshme në Marok. Ish-gjyqtari Claise është bërë një nga figurat më të njohura në vendin e tij në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Para disa kohësh, ai tha se mafia shqiptare në Belgjikë është bërë po kaq e fuqishme sa mafia marokene, e cila ka dominuar për shumë vite.

Ndërkohë që në një tjetër intervistë, ai deklaroi se mafia shqiptare po shkatërron bregdetin e bukur të Shqipërisë.

“Në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe parash nga krimi. Njeriu bën gjithçka për t’u lejuar të ndërtojë diçka. Bregdeti i mrekullueshëm është nën presion,” shkruante ai.

Taktika ekstraligjore/ BIRN: Mungesat e avokatëve fusin në ngërç Gjykatën e Posaçme. Claise ka publikuar një libër për mafien shqiptare, ndërsa thotë se e ka hetuar vetë këtë mafie dhe e njeh fuqinë e saj.