Ballina Ekonomia Trefishohen vlerat e apartamenteve në Shqipëri në 20 vite, në BE çmimi...

Trefishohen vlerat e apartamenteve në Shqipëri në 20 vite, në BE çmimi i banesave u rrit me 63.6% në dekadën e fundit

29
0

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në Bashkimin Evropian u rritën me 5.5%, ndërsa qiratë u rritën me 3.1%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024.

Nga gjetjet e fundit të Eurostat, lidhur me çmimet dhe qiratë e shtëpive për tremujorin e tretë të vitit 2025, vihet në pah se ka pasur një trend rritës të vlerës së banesave. Kështu, gjatë dekadës së fundit, midis vitit 2015 dhe tremujorit të tretë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në BE u rritën me 63.6% dhe qiratë me 21.1%.

Duke bërë një krahasim të tremujorit të tretë të vitit 2015 dhe të 2025-ës, çmimet e shtëpive u rritën më shumë se qiratë në 25 nga vendet e BE-së për të cilat ka të dhëna të disponueshme.

Brenda këtij 10-vjeçari, çmimet e shtëpive u trefishuan në Hungari (+275%) dhe janë dyfishuar në 11 vende, me rritjet më të mëdha të vërejtura në Portugali (+169%), Lituani (+162%) dhe Bullgari (+156%).

Finlanda ishte i vetmi vend ku çmimet e shtëpive ranë gjatë kësaj periudhe (-2%).

Gjatë së njëjtës periudhë, pati rritje të theksuar të qirave së banesave. Rritjen më e lartë e regjistruar është në Hungari (+107%), e ndjekur nga Lituania (+85%), Sllovenia (+76%), Polonia (+75%) dhe Irlanda (+74%).

Vlera e pronave në Shqipëri

Në trend rritës shfaqet dhe Shqipëria sa i përket vlerave të pronave.

Bazuar nga të dhënat për 9 muaj të vitit 2025, çmimet e apartamenteve në kryeqytet kanë shënuar rritje të shpejtë. Duke krahasuar aktualisht çmimet me ato të muajit shkurt 2025, vlerësohet një rritje prej 10%-33%, në varësi të zonës dhe objektit.

Deri në qershor të vitit të kaluar, çmimi mesatar për një metër katror apartament në Tiranë arriti në 1 mijë e 830 euro.

Krahasuar 2005-ën me 2025-ën, brenda këtij 20-vjeçari çmimi i apartamenteve janë trefishuar.

Në 2024, Shqipëria u rendit gjithashtu ndër vendet që kanë shënuar rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, sipas raportit “Për indeksin e pasurive të paluajtshme 2025”, i hartuar nga kompania ndërkombëtare “Deloitte”.

Në raport theksohej se çmimi mesatar i shitjeve të apartamenteve në vend arriti në 1,620 euro/m². Krahasuar me 2023, çmimi mesatar u rrit me rreth 17%. Në raport, Shqipëria renditej e dyta pas Polonisë për rritjen më të lartë të shitjes së pronave.