Komediania Nikki Glaser ishte prezantuese e ndarjes së çmimeve Golden Globes për të dytin vit radhazi, dhe ceremonia e mbajtur më 11 janar u shënua, ndër të tjera, nga një shaka për Leonardo DiCaprio-n dhe marrëdhëniet e tij me gra shumë më të reja në moshë.
Glaser reflektoi mbi nominimin e DiCaprio-s për rolin e tij në filmin “One Battle After Another”.
“Çfarë i çmenduri, po shkëlqen nga ekrani”, tha Glaser. “Çfarë karriere ke pasur. Dua të them, role të panumërta ikonike, ke punuar me të gjithë regjisorët e mëdhenj. Ke fituar tre Golden Globes dhe një Oscar.”
“Çfarë karriere ke pasur. Gjëja më mbresëlënëse është se ke qenë në gjendje t’i arrish të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.
Aktori 51-vjeçar, i mësuar me shaka të tilla, qeshi dhe tundi kokën në shenjë miratimi. E dashura e tij 27-vjeçare, Vittoria Ceretti, me të cilën ai kohët e fundit kaloi pushimet në Shën Bart, nuk ishte me të atë mbrëmje.







