Teksa në 1 shkurt 2025, prokuroria e Barit në Itali lëshoi 28 urdhër-arreste për arrestimin e anëtarëve të klanit “Troplini” në Shkozet të Durrësit si të dyshuar në trafik kokaine, në Tiranë 10 ditë më vonë drejtuesi në hije i këtij klani, Xhevdet Troplini, firmoste në zyrat e Agjensisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, një kontratë për marjen e një grandi financiar.
Troplini njihet në Durrës si “Poja i Durrësit” dhe më parë është arrestuar në Itali për trafik droge. Ndërsa në Shqipëri gëzon dhjetëra prona dhe konsiderohet nga SPAK si një ndër njerëzit me ndikimin më të madh në qytetin e Durrësit dhe administratën policore.
Kontrata e këtij Grandi me Nr.protokolli 200/5 mban datën 11 shkurt 2025, dhe është firmosur nga Xhevdet Troplini, në cilësinë e Personit Fizik dhe Ardita Kuçit, Drejtoresha e Agjensisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural që është në varësi të Ministrisë së Bujqësisë.







