Ballina Politika Kë po mashtron ortaku i Ramës, Sali Berisha?! Basha me “pazar” mori...

Kë po mashtron ortaku i Ramës, Sali Berisha?! Basha me “pazar” mori 622 mijë vota, Berisha pa “pazar dhe bashkë me Metën dhe diasporën, 480 mijë!

0
46

Pasi lëshoi sufllaqexhinjtë e quajtur “gazetarë” për të anatemuar Bato Kosovën, sot vetë Sali Berisha e nxori kokën në Lezhë.

Çuditërisht, në Shqipëri, sa herë thuhet e vërteta se Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë bërë m.. Shqipërinë, të parët që hidhen në sulm janë mizat e gazetarisë: Ata që nuk marrin as rrogë zyrtarisht, por shpërblehen nën dorë për të mbajtur shpirtin gjallë dhe për të sulmuar, sa herë u kërkohet.

Siç thoshte Konica: “Shqipëri, të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë.”

Por të kthehemi te thelbi:

Halli i Shqipërisë dhe i shqiptarëve quhet Edi Rama dhe Sali Berisha. Kjo nuk është më hipotezë, por aksiomë.

I pari, me një qeveri të zhytur në korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, tashmë edhe i shënuar me “pullë të kuqe” në Uashington, Londër, Berlin dhe Paris.

I dyti, përveçse non grata dhe i padëshiruar në Uashington, Londër, Berlin, Paris e Bruksel, i braktisur nga shqiptarët dhe shumica e demokratëve, nën hetim për korrupsion dhe duke e varrosur çdo ditë e më thellë PD-në.

Sali Berisha grabiti PD-në duke sulmuar Lulzim Bashën, duke premtuar se do ta rrëzonte Ramën për 6 muaj. Çfarë bëri realisht?

– Mori leje ndërtimi për “Malin e Tiranës”, sot nën hetim nga SPAK.

– Bëri amnisti për të korruptuarit e Edi Ramës.

– Miratoi ndryshime në Kodin Zgjedhor, sipas dëshirës së Ramës. Pra, praktikisht ia dorëzoi pushtetin Ramës.

Që atëherë, Berisha ka humbur 6 palë zgjedhje: Të përgjithshme, lokale dhe të pjesshme.

Sot duket se halli i tij është i madh. Ora e llogaridhënies para demokratëve ka ardhur.

Ku është pushteti?!

Pse i gënjeve se ti i sillje në pushtet dhe jo Basha?!

Kulmi ishte në Lezhë, përpara qytetarëve, kur tha se tani kemi “opozitën e vërtetë” dhe jo atë të “pazareve” të Bashës. Qytetarët mbetën të hutuar.

Me Bashën në “pazar” me Ramën:

PD në 2021 mori rreth 622 mijë vota, (pa votën e diasporës, LSI garonte veçmas).
Me Berishën “pa pazar”, PD + PL (ish-LSI) në 2025 morën rreth 480 mijë vota, madje edhe me votën e diasporës.

Si ka mundësi që Basha “në pazar” mori 142 mijë vota më shumë se Berisha me Metë dhe diasporën bashkë “pa pazar”?!

E kush flet për pazar?

Foltoret ia bënte Rama, (E ka pranuar edhe vetë bashkë me Kuvendin e Stadiumit), firmat ia mblidhte Suel Çela, vulën ia dha Belinda Balluku dhe ende për pak kohë, po e mban peng në Gjykatën e Lartë Edi Rama.

Berisha i mashtroi demokratët, duke u thënë se ia kishin hequr non gratën. E vërteta:

– Janë paguar 11 milionë euro.

– Ai mbetet non grata, i padëshiruar, i izoluar madje edhe nga politika shqiptare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

– Me vendim gjykate edhe në Londër.

Ortaku i tij në shkatërrimin e Shqipërisë, Edi Rama, ia ka mbathur drejt Arabisë. Sot tregonte si trofe një gjerdan në Emirate. Duket se streha e Ramës si e shumë prej miqve të tij të kërkuar nga SPAK, ka mbetur vetëm Dubai.

Është i vetmi lider në rajon me zero kontakte me administratën Trump dhe endet në aktivitete OJQ-sh nëpër botë.

Korrupsioni e ka mbytur, krimi ia mban kokën në dorë dhe fati i tij tashmë dihet: Koha e tij ka mbaruar.

Sot, njëri në Dubai e tjetri në Lezhë, janë fatkeqësia e Shqipërisë dhe modeli politik që duhet të marrë fund, nëse ky vend do të shpëtohet./Alfapress.al