Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetet ne mbledhjen e grupit qe te qendrojne te bashkuar në këtë moment.
“Duhet te jemi te bashkuar me trendafilin si perhere” mësohet te kete thene Rama ne mbledhjen me dyer te mbyllura.
“Rrisni pranine ne terren, flisni me njerezit dhe rrisni pranine ne mediat sociale” ka qene nje tjeter mesazh i Rames drejtuar deputeteve te PS.
Më tej kryeministri mesohet te kete thene “Kjo eshte klime qe e kam parashikuar prej muajsh, duart e huaja dolen.”







