Ballina Politika Kërkoi dialog me protestuesit, por Rama iu vendos kushte, ja kush përjashtohet...

Kërkoi dialog me protestuesit, por Rama iu vendos kushte, ja kush përjashtohet përfundimisht nga bisedimet me qeverinë

56
0

Kryeministri Edi Rama pasi i ftoi shqiptarët që protestojnë kundër tij për dialog, ka vendosur dhe kushte. Pasi vendosi karrige para Kryeministrisë, me disa fletë ku shkruhej ‘dialog’, Rama është kujdesur vetë për këtë proces.

Ndërkohë, ai i ka çuar dhe një mesazh të qartë protestuesve, se është për dialog pa kushte, duke nënkuptuar kështu se nuk e pranon kërkesën e tyre të panegociueshme, dorëheqjen. Po ashtu ai thekson se nuk do të dialogojë me ata që kryejnë akte dhune.

“Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, jam në dispozicion bashkë me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe që nuk distancohen nga dhuna”, shprehet në videomesazhin e tij Rama.