Ballina Politika Ylli Manjani ironizon Ilir Metën pasi prezantoi 5 prioritetet e PL për...

Ylli Manjani ironizon Ilir Metën pasi prezantoi 5 prioritetet e PL për 10 vitet e ardhshme dhe objektivin 20 vjeçar

42
0

Dikur ministër dhe një nga krerët më të lartë të LSI së Ilir Metës, Ylli Manjani, i cili sot ushtron avokatin dhe analistin në medie, duket se i ka “prishur” përfundimisht marrëdhëniet me ish-shefin e tij. Nëpërmjet një shënimi të shkurtër në “Facebook”, ai është tallur rëndshëm me deklaratat e kryetarit të PL Meta në mbledhjen e fundit me udhëheqjen e partisë ku shpalosi një “Plan 20 vjeçarë”. Manjani shkruan se edhe Enver Hoxha i bënte planet 5- vjeçare. Gjithashtu ai ironizon edhe detaje të tjera nga plani gjigant i Metës për partinë dhe Shqipërinë. Më pëlqeu shumë ky programi 20 vjeçar i PL. Edhe Enveri i bënte 5 vjeçare planet, po nejse, temë tjetër ajo… Me pak fjalë, PL propozon që në 20 vitet e ardhshme shqiptarët duhet të çiftëzohen më shumë dhe të pjellin akoma më shumë. Pastaj kur të vijë puna për rritjen, përkujdeshen, shkolllimin e shërbimet e tjera, që i duan ato kalamaj, merrni malet o njerëz. Kujdes, fillojeni nga kodrat… Ndërkohë, kalamajt që pillni i lëshoni të kullosin nëpër botë… Bukur. Shumë, shumë bukur”, shkroi dje Manjani.