Ballina Politika Olsi Rama i përfshirë në trafikun e kokainës në Xibrakë, Basha: E...

Olsi Rama i përfshirë në trafikun e kokainës në Xibrakë, Basha: E kam denoncuar i pari ngjarjen

241
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, u pyet dje në lidhje me akuzat e Gazment Bardhit në drejtim të Olsi Ramës, si i dyshuar se është përfshirë në trafikun e kokainës në Xibrakë. Basha theksoi se ka denoncuar i pari ngjarjen që më 2018, duke shtuar se bën thirrje që gjithçka të hetohet. Ai shtoi se ndryshe nga se veprojnë të tjerët, vetë si person nuk krekoset.  “Unë e kam denoncuar këtë skandal i pari, që duhet hetuar, atë për përfshirjen e mundshme të Olsi Ramës në trafik droge në Xibrakë. Nuk e përdor çdo aspekt të qëndrimeve politike publike për interesa vetjake. Thirrja ime mbetet e njëjtë si më 2018, që të hetohet ngjarja. Se çfarë kanë bërë me këto prova e me këto indicie, i takon drejtësisë. Nuk kam pse krekosem para mediave, unë kam denoncuar publikisht. Nuk kam rrahur gjoksin para kamerave, denoncimi është bërë. Nuk bëra denoncim për të hequr vëmendjen nga ndonjë çështje. Të tilla kanë qenë përpjekjet tona edhe për dosje të tjera”, deklaroi Basha.