Kuvendi i Shqipërisë thotë se do të marrë masa që të mos jetë më një noter i qeverisë, por të rrisë kontrollin mbi Këshillin e Ministrave.
Në një Plan Veprimi që i është vënë në dispozicion Konferencës së Kryetarëve, socialitët bëjnë premtime të mëdha, për të kthyer kurs, e për të bërë të kundërtën e asaj që kanë bërë deri tani.
VNA ka siguruar dokumentin 27 faqësh, ku mazhoranca angazhohet të “pastrojë biografinë”, pasi Komisioni Evropian e kritikoi për performancën parlamentare.
Kështu, në dokument, citohet se, brenda vitit 2026 Kuvendi duhet të miratojë reformën zgjedhore, për të luftuar fenomenet e gjetura nga ODIHR, si abuzime me fondet publike e garën e pabarabartë. Në shtyllën e dytë, socialistë në Kuvend angazhohen të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. (janë të njëjtët që nuk e dorëzuan Olta Xhackën).
Për të rritur kontrollin parlamentar, në dokument thuhet se Kuvendi do të përdorë intensivisht interpelancat, pyetjet dhe mocionet. (Ndërkohë deri më tani, Edi Rama ka refuzuar cdo interpelancë). Kuvendi premton të sjellë ministrat për raportime në institucione, por në parlament kemi parë pak ose aspak të tillë, por zëvendësministra që mbajnë barrën e llogaridhënies.
Kuvendi ku socialistët kanë refuzuar cdo Komision Hetimor të kërkuar nga opozita në këtë legjislaturë, angazhohet që ti përgjigjet shqetësimit të BE-së për këtë cështje, dhe të ngrejë komisione hetimore.
Plani i Veprimit parashikon që Niko Peleshi të kryejë takime periodike me krerët e grupeve parlamentare për të rrtiur dialogun, ndërsa për të rritur etikën parlamentare, parashikohen trajnime periodike të deputetëve se si duhet të sillen.







