Ballina Politika Si u ngrit “Kompania” për rikthimin dhe shpëtimin e Sali Berishës, me...

Si u ngrit “Kompania” për rikthimin dhe shpëtimin e Sali Berishës, me aksionier të madh Edi Ramën

38
0

Prokuroria e Posaçme, (SPAK), duket se është drejt mbylljes së një hetimi të gjerë për pasurinë e të pandehurit aktual të saj, Sali Berisha. Një nga fijet e këtij hetimi është edhe lumi i parave që u derdhën për të mbuluar aksionin e Sali Berishës, menjëherë pas shpalljes “Non Grata” nga SHBA dhe veçanërisht, pas pezullimit fillimisht nga Lulzim Basha nga grupi parlamentarë dhe më pas, përjashtimit të tij nga Partia Demokratike.

Si u krijua “Kompania” për rkthimin e Berishës pas “nongratës”

Si u ngrit “Kompania” për rikthimin dhe shpëtimin e Sali

Në atë kohë Sali Berisha me një “grusht” njerëzish nga pas, nisi “Foltoret” nëpër gjithë vendin, të cilat zhvilloheshin përgjithësisht nëpër ambientet e administruara nga bashkitë socialiste pa asnjë pagesë, ose në salla private, për të cilat nuk dihet a paguhej dhe nga kush nëse po. Fakt ky i pranuar nga vetë Berisha. Kjo është koha kur u krijua “Kompania” me aksionier Edi Ramën nëpërmjet oligarkëve klientë të tij dhe medieve të shumta që kontrollonte.

Pas Foltoreve në 11 Dhjetor 2021, u mbërrit në mbledhjen e “Këshillit Kombëtarë” në stadiumin “Air Albania”, ku u shpall “Rithemelimi”. Edhe ky produkt i “Kompanisë” është duke u hetuar nga SPAK pas një kallëzimi nga Gazmend Bardhi në kohën kur Sali Berisha ishte “Babi i Zenit”. Ky aksion që zgjati gati 3 vite, deri në 11 Qershor 2024 me marrjen e “Vulës” pas një vendimi të dyshimtë të Gjykatës së Apelit Tiranë, (Aktualisht është në pritje të shqyrtimit në Gjykatën e Lartë), pati një investim të jashtëzakonshëm, jo vetëm politik dhe mediatik.

Investimi u bë në dy drejtime: Përçarja dhe më pas marrja e drejtimit të Partisë Demokratike duke goditur kreun e saj Lulzim Basha dhe të gjithë ata që zgjodhën mes Berishës “Non Grata”  dhe SHBA-të. Dhe së dyti: Një luftë e paparë hibride antiamerikane nën petkun e “sovranizmit”, e shoqëruar kjo me goditjen e egër të drejtësisë të mbështetur prej tyre dhe veçanërisht SPAK-ut dhe GJKKO. Më shumë se takimet intensive me demokratët, investimi më i madh ishte mediatik. Gati të gjitha mediet, emisionet televizive, portalet, gazetarët, analistët kryesorë e madje edhe moderatorët u bënë “bllok” për të “argumentuar” se pse Sali Berishës “i kishin rënë në qafë” SHBA, se Amerika mund të blihej me para korrupsioni, se Lulzim Basha i kishte “tradhtuar” demokratët dhe se vetëm Berisha mund ta bënte PD-në “fituese” dhe do rrëzonte Edi Ramën që në zgjedhjet e para, pasi ai të ishte kryetar i saj, etj!

Investimi mediatik madje u shtri edhe jashtë vendit, pavarësisht se hapësirë gjeti vetëm në disa medie periferike që pranojnë pagesa nga prurësi më i parë. Për sa i përket aksioneve të Ramës te “Kompania”, ato tashmë dihen sepse u shumëfishuan në llogarinë e tij me 83 mandatet e marra në zgjedhjet e 2025, kur në vitin 2021 kishte “fituar” me vetëm 30 mijë vota më shumë, pa llogaritur 80 mijë të pavlefshmet dhe përfshirjen e krimit të organizuar, tashmë të vërtetuar nga SPAK me rastin “Çyrbja” dhe jo vetëm.

Investimi i Ramës në “Kompani” ishte financiar, (oligarkët dhe biznesmentë që përfitojnë prej qeverisë së tij), në natyrë, (Sallat e bashkive socialiste  për Foltoret, mediet dhe analistët e tij, punë, leje ndërtimi dhe favore për njerëzit që përkrahnin Berishën), por ato ishin veçanërisht politike.

Pavarësisht se Edi Rama përbetohej se “Kurrë nuk do të bashkëpunonte me Non Gratën”, ai njohu grupin parlamentar të “Rithemelimit” kur ende legjitimiteti sipas gjykatave, qëndronte në anën tjetër. Pa pritur kalimin e “Vulës” (U investua fuqishëm) te Berisha, ai rikonfiguroi komisionet parlamentare duke përfshirë atë të Reformës Zgjedhore, duke vendosur në mënyrë të hapur antiligjore, njerëzit e Berishës edhe pse nuk kishin parti legale.

Me pak fjalë, Edi Rama, nëpërmjet “Kompanisë” për rikthimin e Sali Berishës, vazhdoi “Mcgonigalin” që nisi në SHBA kundër Lulzim Bashës dhe PD-së këtu në Shqipëri. Dhe jo vetëm që përfitoi edhe më shumë se Berisha nga “Kompania”, por edhe sot që ka mbetur lakuriq dhe është rrënuar nga skandalet dhe izolimin ndërkombëtarë, po vazhdon ta shfrytëzojë në maksimum.

Hetimet e SPAK për financimin e “Rithemelimit” të Berishës: A do ta thërrasë SPAK Blerina Gjylametin e Ramës dhe bashkëshortin?

Si u ngrit “Kompania” për rikthimin dhe shpëtimin e Sali

Një nga rastet më tipike dhe interesante të aksioneve të Edi Ramës në “Kompaninë” e Berishës, është rasti i eksponentes së “Rilindjes” Blerina Gjylameti dhe bashkëshortit të saj.

Në 13 dhjetor të vitit 2021, tre ditë pas Kuvendit të Rithemelimit në stadiumin “Air Albania”, Lulzim Basha, denoncoi publikisht se si bashkëshorti i deputetes socialiste Blerina Gjylameti solli nga Italia skenografinë e shtrenjtë, për Kuvendin e Sali Berishës në stadium. Në atë kohë, si Gjylameti ashtu dhe Berisha, e përgënjeshtruan denoncimin e Bashës. Por në datën 13 shkur 2025, nga foltorja e Kuvendit, Berisha zbuloi gënjeshtrën me gojën e tij në sy të Gjylametit, duke pranuar se skenografia ishte ndërtuar nga burri i deputetes së PS, duke konfirmuar kështu akuzat e Bashës për bashkëpunim mes Foltores dhe Edi Ramës.

Kur u bë Kuvendi i Rithemelimit, ata që u orën me punën e skenës, skenografia, kontraktuam një kompani dhe më thanë që ajo është më e mira, mirë u them unë. Kur më vonë del Lul brava dhe bën denoncimin, thotë e ndihmoi Rama me burrin e Gjylametit. Pyes unë, po tha ai ortak ishte. Po si e morët, u them unë, çfarë pune kishim ne me të?

Po jo se ishte e vetmja kompani që mund t’i bënte në cilësinë e duhur, ishin dy vetë…”, u shpreh Berisha në Kuvend.

Pas kësaj Lulzim Basha i është përgjigjur duke postuar një video në Facebook, ku shkruan: “Për transparencë ndaj publikut dhe për trutharët që besonin gënjeshtrat e DR. Pazarit, ja e vërteta me gojën e tij”.

Aktualisht SPAK po heton dhe po pyet shumë protagonistë për financimin e “Rithemelimit” dhe Blerina Gjylameti e bashkëshorti i saj sipas burimeve, janë në listën e tyre. Por çfarë ka ndodhur?

Unë mendoj se duhet të thërrasim edhe z. Berisha se kemi ngjarje…“, propozoi deputetja Blerina Gjylameti në mbledhjen e parë të komisionit hetimor për sistemin TIMS në Prill të vitit 2024, duke befasuar edhe vetë përfaqësuesit e Rithemelimit në Komision. Berisha në atë kohë ishte nën masën “arrest shtëpie” dhe deputetja e Ramës tentoi që ta fusë në parlament, qoftë edhe për disa orë!

Rikthehemi edhe njëherë te denoncimi kryetarit të PD, Lulzim Basha, në 13 dhjetor 2021.

Blerina Gjylameti i thotë Alibejat se pas datës 11 (Kuvendi I Stadiumit të Rithemelimit), nuk do jesh më. Burri i vet sjellë skenën në Arenën e Hajnisë. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë. Ja kam thënë Sali Berishës nuk jamë më 17 vjeç kur jemi takuar, por jam 47 vjeç, prindër i 2 fëmijëve. Nuk na trajton dot më si fëmijë“, deklaroi atëherë Basha, duke dekonspiruar planin e Edi Ramës për të marrë nën kontroll PD nëpërmjet Sali Berishës dhe “Kompanisë” që sapo ishte krijuar.

Blerina Gjylameti fillimisht i hodhi poshtë si shpifje, akuzat e Luzim Bashës.

Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtesisë si çdo herë me justifikime qesharake…“, deklaroi ajo.

Por e gjitha ishte një mbulesë pas kapjes në flagrancë. Deputetja e PS nuk bëri kurrë një padi për shpifje, kundër Lulzim Bashës!

Në fakt, vetëm shpenzimet e dukshme dhe marramendëse të “Kompanisë” që nga 9 shtatori 2021, kur Basha u bashkua me SHBA dhe pezulloi Berishën, dhe deri më sot që po hetohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, janë një sfidë e madhe për SPAK.

Organizime në stadium, 27 ‘Foltore’, salla, fushata publicitare, mbulim i madh mediatik, truproja, karburant, bileta, Zyra avokatore në Francë, gjyqi super i shtrenjtë në Britaninë e Madhe, gjyqe në Tiranë, disa fushatë kombëtare zgjedhore pa fonde nga KQZ, burime të mëdha njerëzore të mirë-paguara si staf i Berishës dhe “Rithemelimit” etj, etj. Aktualisht SPAK po heton për miliona euro të shpenzuara, pa asnjë faturë të publikuar dhe me errësirë të plotë burimi. Shumë nga të pyeturit nuk po i marrin përsipër këto financime.

“Kompania” u ngrit në sytë e administratës Biden, po çmontohet në kohën e Trump

Si u ngrit “Kompania” për rikthimin dhe shpëtimin e Sali

Pavarësisht nga shpenzimi i madh, “Kompania”, për rikthimin dhe shpëtimin e Sali Berishës nga SPAK dhe SHBA dhe me aksionier të madh Edi Ramën, ka arritur “fitore” domethënëse. Për pjesën e tij Sali Berisha arriti që të marrë (Tani për tani) Vulën e partisë, të shkojë në dyert e SPAK dhe GJKKO si kryetar i PD dhe “opozitës”.

Nga ana tjetër “Kompania” nuk e ka mbyllur ende misionin e saj, sepse po investon shumë miliona dollarë për të hequr “nongratën” në SHBA dhe ka nisur nga e para Foltoret, për të shtyrë sa të mundet në kohë shkërmoqjen e partisë.

Edhe aksionieri kryesor, Edi Rama, ka fituar gjithçka që i duhej nga investimi te “Kompania”. Duke rikthyer Sali Berishën si “opozitë e vetme”, ai arriti që të eliminoi çdo rrezik nga një opozitë me moral dhe që jo vetëm nuk ka punë me drejtësinë, por edhe kthehet në mbrojtëse të saj. Finalja: Mori një mandat të katërt dhe shtroi rrugën për të pestin dhe më tej.

Por pa ju gëzuar mirë këtyre fitimeve të “Kompanisë”, po del që këto janë “Fitore si të Pirros” për të dy njëherësh.

Pavarësisht se administrata Biden firmosi shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës sipas një dosje të përgatitur nga administrata paraardhëse Trump, pavarësisht nga distancimi politik i zyrtarëve amerikanë, “Kompania” u ngrit dhe u fuqizuan në sytë e tyre. Kjo “neglizhencë” ndodhi për “debulesën” dhe lidhjet lobuese që kishin me bashkëaksionierin në “Kompani”, Edi Ramën, por edhe se nuk e imagjinonin atëherë, se klasa politike e korruptuar shqiptare, mund të kishte këtë fuqi financiare.

Por duket se gjithçka po përmbyset nën administratën aktuale Trump. SHBA kanë vendosur që aleat të vetëm në Shqipëri të kenë vetëm SPAK, GJKKO dhe popullin shqiptar që i mbështet fuqishëm këto 2 institucione të rëndësishme.

Pasi Sali Berisha mësoi dhe kuptoj se SPAK me ndihmën e ekspertëve amerikanë i është futur me themel hetimit të “Kompanisë”, deklaroi se ky është një hetim politik i Skapit dhe akuzoi si në kohën e ngjizjes së “Kompanisë”, Lulzim Bashën dhe amerikanët.

Por ja ku jemi:

Duket se pas një analize të gjatë për kapjen e demokracisë, partive, ekonomisë dhe zgjedhjeve në Shqipëri, SHBA, ka identifikuar “Thembrën e Akilit” që mban në pushtet, (Mazhorancë dhe Opozitë), politikanët e korruptuar. Projektligji i fundit në Kongesin e SHBA, parashikon ndërmarrjen e një nisme të fortë kundër korrupsionit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Paralajmërohet veçanërisht një operacion “Fshesa” përfundimtarë, për të korruptuarit e tranzicionit shqiptar.

“Në Shqipëri, rezultati më i mundshëm është një “valë e dytë” sanksionesh që do të mbushë hendekun midis statusit politik “Non Grata” dhe padive penale”, thotë projektligji, duke theksuar se në fokus të sanksioneve do të jenë “krahët financiarë” të politikanëve.

Afati 90-ditor përfundon në mars 2026 dhe me Departamenti Amerikan i Shtetit, pas miratimit nga Kongresi Amerikan, do të synojë veprime që kanë në qendër shënjestrimin e politikanëve dhe çmontimin e rrjeteve financiare që i mbështesin ata.

VINI RE:Veprime që kanë në qendër shënjestrimin e politikanëve të korruptuar dhe çmontimin e rrjeteve financiare që i mbështesin ata./ P. H, Alfapress.al