Ballina Aktualitet Kryebashkiaku Arbana: Thirrje për shijakasit kudo që ndodhen për të aplikuar në...

Kryebashkiaku Arbana: Thirrje për shijakasit kudo që ndodhen për të aplikuar në “Paketën e Maleve”

58
0

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana u bën thirrje të gjithë shijakasve, brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht bashkëqytetarëve që jetojnë në diasporë, të përfitojnë nga programi qeveritar “Paketa e Maleve”, një mundësi konkrete për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ai shprehet:” Nëse keni një ide biznesi, një projekt agroturizmi, fermë, banesë me funksion hotelerie apo struktura mbështetëse që nxisin turizmin dhe zhvillimin rural, ky është momenti i duhur për të investuar në vendlindjen tuaj.
Falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama, “Paketa e Maleve” është një program transformues që synon të hapë rrugë të reja për investime të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik në zonat rurale.
Ky program ofron mundësi investimi në:
zona piktoreske, liqene dhe kodra me potencial turistik, turizëm natyror dhe zhvillim të qëndrueshëm në territorin e Shijakut.

Lehtësira dhe përfitime konkrete për aplikuesit:
Taksa e ndikimit në infrastrukturë: 0 lekë
Përjashtim nga tatimet dhe taksat për 10 vitet e para.
Mbështetje me projekte falas.
Përfitues janë 500 aplikuesit e parë.

Në këtë program mund të aplikojnë edhe pronarët faktikë, përfshirë ata që nuk disponojnë dokumentacion të plotë pronësie, por e kanë përdorur tokën ndër vite.
Si zona prioritare zhvillimi janë përcaktuar fshatrat: Gjepalaj, Eminas i Vogël, Shahinaj, Çizmeli, Shetel, Rrubjekë, Shtrazë, Kënetë, Guzaj, Karpen, Metallaj, Bodinok, Bilalas, Karreç.”

Kryebashkiaku Arbana thekson se kjo është një mundësi reale për të kthyer potencialin natyror të zonës në zhvillim ekonomik dhe për të forcuar lidhjen e diasporës me vendlindjen.

Investo në tokën tënde. Investo në Shijak.
🔗 Aplikimet kryhen online në:
👉 https://www.paketaemaleve.gov.al/al