Ballina Lifestyle Maya Jama mahnit me fustan të zi, fansat diskutojnë pamjen e saj

Maya Jama mahnit me fustan të zi, fansat diskutojnë pamjen e saj

27
0

Maya Jama mahniti me një fustan të zi tejet sensual, ndërsa shfaqi pamjen e saj më të fundit në Love Island All Stars të premten.

Seriali me yje, i xhiruar në Afrikën e Jugut, u lançua më në fund të enjten në mbrëmje, pasi ishte shtyrë për shkak të zjarreve të egra.

Duke nisur me pamjet e saj provokuese këtë sezon, Maya ngriti temperaturat me fustanin e ngushtë prej dantelle që i theksonte format. Megjithatë, pasi prezantuesja tregoi pamjen e saj të guximshme, u detyrua të sqaronte thashethemet për “dhëmbët e rinj”, shkruan “Daily Mail”.

Fansat vunë re menjëherë një ndryshim në pamjen e Mayës, duke pretenduar se ajo kishte bërë dhëmbët.

Në X, fansat shkruan:
“Ahhh Maya, çfarë ke bërë me dhëmbët?”,
“Maya ka bërë dhëmbë në Turqi – i doja shumë dhëmbët e saj të vjetër”.