Ballina Lifestyle Vajzat e Kobe Bryant dhe Dennis Rodman ndajnë një foto nga prapaskenat...

Vajzat e Kobe Bryant dhe Dennis Rodman ndajnë një foto nga prapaskenat e sfilatës së Victoria’s Secret

45
0

Natalia Bryant, vajza e legjendës së ndjerë të NBA-së Kobe Bryant, dhe futbollistja amerikane Trinity Rodman kanë ndarë një moment të veçantë nga prapaskenat e sfilatës së Victoria’s Secret 2026.

Të dyja morën pjesë në eventin e zhvilluar në Sony Studios, në Culver City të Los Anxhelosit, ku parakaluan në pasarelë për markën VS Pink. Vëmendja u rikthye te dy mikeshat pasi Natalia publikoi në Instagram disa fotografi të papara më parë nga prapaskenat, mes tyre edhe një selfie me Rodman, ku të dyja shfaqen të buzëqeshura.

Natalia dhe Trinity njihen që në moshën pesëvjeçare, pasi baballarët e tyre, Kobe Bryant dhe Dennis Rodman, kanë qenë yje të NBA-së dhe kanë luajtur për një periudhë të shkurtër si shokë skuadre.

Bryant, e cila përfaqësohet nga agjencia IMG Models, ka eksperiencë në botën e modës. Ajo debutoi në pasarelë me Versace gjatë Javës së Modës në Milano në shtator 2023 dhe ka bashkëpunuar me marka si Adidas, Boss dhe Off-White.

Ndryshe nga Natalia, Trinity Rodman është e njohur kryesisht si futbolliste, por paraqitja e saj në sfilatën e Victoria’s Secret mund t’i hapë rrugën edhe mundësive të tjera në industrinë e modës.