Ballina Aktualitet “Nuk e kërkoj drejtësinë nga Edi Rama”/ Xhaxhai i Aleks Nikës nga...

“Nuk e kërkoj drejtësinë nga Edi Rama”/ Xhaxhai i Aleks Nikës nga SPAK-u i bën thirrje Berishës: Po të ishte trim ti…

18
0

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej katër viktimave të 21 Janarit, nuk është ndalur së kërkuari drejtësi përgjatë gjithë këtyre 15 viteve.

Ditën e sotme, pasi mori pjesë në homazhet në nder të nipit të tij dhe tre protestuesve të tjerë, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt, ai është drejtuar pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ku dhe ka zhvilluar një takim me prokurorin e dosjes së “21 Janarit”, Alfred Shehun.

Shkurtimisht për mediat ai nuk dha detaje lidhur me këtë takim që pati me Shehun, por shprehu besimin e plotë te Struktura e Posaçme për zbardhjen e plotë të kësaj masakre dhe dënimin fajtorëve.

Ai drejtoi “gishtin” nga kryeministri i kohës, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët sipas tij janë përgjegjësit dhe personat që dhanë urdhrin që mbi trupin e protestuesve të shtihej me armë.

Ndër të tjera i pyetur nga gazetarët sa i përket qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, Nika theksoi se drejtësinë e do nga SPAK dhe se nuk është përgjegjëse mazhoranca për ta vendosur atë.

“Drejtsinë e kemi kërkuar nga drejtësia e re nga SPAK. Nuk është përgjegjësia e mazhorancës, nuk kemi as komunikim për këtë punë. Nuk kam kërkuar kurrë nga Rama për drejtësi, drejtësinë e dua nga SPAK. Këtë kërkova dhe unë pse po vonohet. Prokurori i çështjes më tha që janë veprime që duhet të ristaurohet dosja e vjetër. Hollësira nuk më dha prokurori, ai do të zbatojë procedurat kaq mund të më thoshte ai mua.

Në kuptimin e ekzekutimit të tij ai që e ka ekzekutuar. Në planin politik dihet është Partia Demokratike, Berisha. Ai ka qenë kryeministër, ministër i brendshëm ka qenë Lulzim Basha. Po të jenë trima le të thonë e kemi bërë ne. Ata e fshehin, pse e fshehin kur nuk ke faj? Pse ik Pse fshihesh. pse bën manipulimin e provave? Ndërsa prokurori i çështjes po heton m me kompetencë procedurat. Kanë frikë edhe dëshmitarët. Kanë presion nga ata që e kanë bërë krimin”, tha ai.