Manchester United ka vënë në fokus përforcimin e mesfushës dhe po kërkon dy alternativa të reja më merkato.
Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” po monitorojnë Ruben Loftus-Cheek dhe Wilfred Ndidi.
Loftus-Cheek (29 vjeç), i cili luan te AC Milan, nuk po gjen shumë hapësirë në ekip dhe është i hapur për një transferim në janar. Për të, Unitedi do të ketë konkurrencë nga Aston Villa dhe Lazio.
Alternativa tjetër është Wilfred Ndidi, i cili aktualisht është në Besiktas, por nuk e përjashton rikthimin në Premier League, ku më herët ishte një prej lojtarëve kyç të Leicester City.







