Ballina Aktualitet Kushtoi 260 mln euro, thellohet skandali në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, çahet traseja...

Kushtoi 260 mln euro, thellohet skandali në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, çahet traseja në lotin e dytë

40
0

Ka pësuar çarje traseja e rrugës Qafë Plloçë-Qukës, në lotin e dytë në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë. Sipas informacioneve, struktura e rrugës është dëmtuar në pjesën qendrore të saj, por edhe në anësore, duke krijuar probleme në segmentin përkatës.

Mësohet se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, por në zonën e dëmtuar lëvizja kryhet vetëm në një korsi, për arsye sigurie. Firma kontraktore ndodhet në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa pritet ndërhyrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili është njoftuar për problematikën e konstatuar.