Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. L., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij, parking privat në lagjen nr. 17, rezultoi i paregjistruar në organet tatimore.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
A. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike.
E. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në rrugën “Taulantia” është përplasur me motomjetin me drejtues një 17-vjeçar. Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 16 vjeç; ky i fundit, pas asistencës mjekësore në spital, u largua në banesë. Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, ndaj 17-vjeçarit nisi procedimi penal për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
I. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
A. D., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
F. Z., 30 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar në lagjen nr. 12, në rrugë, duke shfrytëzuar për të lypur vajzën e tij të mitur.
F. B., 51 vjeç, pasi është paraqitur për ndihmë mjekësore në një klinikë private dhe ka refuzuar të japë shpjegime për dëmtimet e pësuara, duke kundërshtuar punonjësit e Policisë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është dëmtuar në banesën e tij.
Më datë 23.01.2026, është paraqitur shtetasja A. J., 47 vjeçe, banuese në Durrës, e cila kallëzon se është larguar nga banesa, më datë 17.01.2026, djali i saj, shtetasi K. M., 21 vjeç, dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij. Punohet për gjetjen e 21-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







