Ballina Sport Gaethje mposht Pimblett me vendim unanim

Gaethje mposht Pimblett me vendim unanim

28
0

Luftëtari amerikan Justin Gaethje mori sot titullin e përkohshëm në peshën e lehtë (pesha deri 70kg) në artet marciale mikse.

Në eventin UFC-324 zhvilluar sot në Las Vegas, ai mundi me vendim unanim të gjyqytarëve britanikun Paddy Pimblett.

Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren e merituar Gaethje (48-47, 49-46, 49-46), që për të dytën herë arrin të rrëmbejë këtë titull. Tashmë ai do të synojë të marrë titullin e këtij Divizioini. Për Gaethje kjo ishte fitorja e 27-të në karrierë, ku ka edhe 5 humbje.

Pimblett, që nuk humbiste prej vitit 2018, kjo është humbja e katërt në karrierë (ka edhe 23 fitore). Ai kishte pritshmëri të mëdha në këtë përballje, por nuk ia doli dot mbanë. Epërsia e Gaethje ishte e dukshme, duke e merituar fitoren ndhe këtë titull.

Të dy luftëtarët zhvilluan një ndeshje tërheqëse, Pimblett pati momentet e tij ku mund të diktonte, por Gaethje ishte më i saktë me goditjet e tij. Britaniku përfundoi i gjakosur nga godijet e amerikanit, që tani do të synojë sërish të ngjitet në majë.