Thiago Silva ka kritikuar publikisht qasjen e Carlo Ancelottit në rinovimin e Kombëtares së Brazilit, duke kundërshtuar idenë e largimit të menjëhershëm të lojtarëve me eksperiencë për t’u hapur rrugë talenteve të rinj.
“Nuk mund të largosh kaq thjesht një lojtar që është 31, 32 apo 33 vjeç vetëm për çështje moshe. Unë vetë isha afër Botërorit në moshën 41-vjeçare. Nuk mund t’i largosh të gjithë sot për nesër dhe të futësh menjëherë fytyra të reja. Te Seleçao procesi duhet të jetë gradual. Nuk jemi në një klub dhe qasja evropiane nuk funksionon. Duhet kohë dhe, mbi të gjitha, duhen rezultate”.







