Ballina Kronika Aksident në rrugën “Egnatia” në Durrës, tre persona përfundojnë në spital

Aksident në rrugën “Egnatia” në Durrës, tre persona përfundojnë në spital

80
0

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 13:00 të ditës së sotme në rrugën “Egnatia”, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. S. është përplasur me automjetin tjetër me drejtues shtetasin I. N. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si edhe një pasagjer që ndodhej në njërin prej automjeteve.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.