Skuadra e Lensit ka fituar Superkupën e Francës. Lensi e ka mposhtur minimalisht 1:0 kampionin e Europës, Paris Saint-Germain. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Florian Thauvin.
Lensi kishte mbetur me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 39’të.Ekipi i Luis Enriques tentoi disa herë për të barazuar rezultatin por nuk e arriti.
Nuno Mendes më pas u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit pasi goditi lojtarin kundërshtar me brryl.
Mesfushori portugez i Paris Saint-Germain, Vitinha, ka reaguar pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Lensit në finalen e Superkupës së Francës.
Pas ndeshjes, Vitinha pranoi zhgënjimin për humbjen, duke theksuar se PSG-ja pati mundësi të përfitonte edhe nga kartoni i kuq i kundërshtarit, por nuk arriti të shënonte.
“Ata shënuan një gol me fat, ndërsa kartoni i kuq na ndihmoi, por ne nuk shënuam. Ne duam t’i fitojmë të gjitha. Është turp, është një ditë e trishtuar për ne”, deklaroi Vitinha.
Mesfushori portugez shtoi se skuadra nuk është aspak e kënaqur me rezultatin, por duhet ta pranojë humbjen.
“Ne nuk jemi të lumtur sepse humbëm, por kështu është futbolli”, përfundoi ai.
Humbja ndaj Lensit i mohoi PSG-së trofeun e parë të sezonit, ndërsa skuadra tashmë do të fokusohet në objektivat e tjerë të sezonit.







