Ballina Europë Merr flakë motori i avionit të Ryan Air në Brindisi, evakuohen 200...

Merr flakë motori i avionit të Ryan Air në Brindisi, evakuohen 200 pasagjerë

27
0

Pasagjerët e një avioni përjetuan momente tmerri në aeroportin e Brindisit, kur pak para ngritjes, motori i avionit të Ryan Air shpërtheu në flakë.

Ndërhyrja ishte e menjëhershme dhe 200 pasagjerët mundën të evakuoheshin në kohë.

Fluturimi, që kishte si destinacion Torinon, u anulua, ndërsa aeroporti u detyrua të mbyllet përkohësisht.

“Për shkak të një problemi teknik me një avion që po përgatitej për ngritje, aeroporti Salento në Brindisi është mbyllur përkohësisht. Pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes daljeve të emergjencës.”, tha kompania në një prononcim.

Pasagjerët janë tashmë në aeroport ku stafi i Aeroporti di Puglia po i ndihmon, ndërsa asnjëri prej tyre nuk u lëndua.