Këtë të premte mbahet protesta e 118-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama. Aktivisti Erald Ndoj, në fjalën e tij, kërkoi ndihmë nga ambasadori i ri në vendin tonë, Eric Wendt.
“Unë gjej rastin më të mirë për të përdorur këtë shprehje, i uroj mirëseardhje ambasadorit.
Zoti Erik, Shqipëria është në ditë të vështira. Jemi komb që e duam Amerikën, sot Shqipëria ka nevojë për ju. Ju e dini shumë mirë se në çfarë kushtesh jemi.
Po na cenohet e drejta e familjes dhe e pronës. Unë ju bëj një lutje, na jepni një dorë dhe një herë. Ne ju garantojmë që nuk do vijmë në ditë të zeza. I bëj një thirrje grupeve të krijuara, bashkë nuk na thyejnë dot. Në Serbi, partia më e madhe është ajo e krijuar nga protesta. Të bëhemi bashkë pasi e keqja do na bëjë keq. Jemi të pafuqishëm general”.







