Ballina Sport Shqipëria mes “ferrit dhe parajsës”, skenarët e mundshëm

Shqipëria mes “ferrit dhe parajsës”, skenarët e mundshëm

34
0

Janë përcaktuar 5 vazot për ndarjen e kombëtareve, në lidhje me shortin e kualifikueseve për “EURO 2028”. Shqipëria, e drejtuar nga Rolando Maran, do të jetë në vazon e 3-të, pa pasur mundësi të shkojë dot më lart, kjo edhe për shkak të prezencës në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Shorti do të zhvillohet më datën 6 dhjetor, ku do të “shuhen” dilemat mbi rivalët në grup. Nëse marrim ndarjet e vazove, skenari më i keq për kuqezinjtë do të ishte me Spanjën, Zvicrën, Finlandën dhe Azerbajxhanin.

Në “polin” tjetër, opsioni më i lehtë në grup do të përkonte me Greqinë, Irlandën e Veriut, San Marinon dhe Lihtenshtajnin.

Në rastin më të keq, nëse Kombëtarja nuk ia del të përfundojë në 2 vendet e para (kryesuesi kualifikohet direkt, ndërsa pozicioni i dytë përmes Play-Off), Rey Manaj me shokë ka edhe një mundësi tjetër, Play-Off-in e Ligës së Kombeve.