Ballina Sport Tajneri Jesus përgjigjet pas deklaratave thumbuese të nënës së portugezit

Tajneri Jesus përgjigjet pas deklaratave thumbuese të nënës së portugezit

20
0

Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus në të majtë, Cristiano Ronaldo dhe nëna e tij në të djathtë

Humbja e Portugalisë 4-0 ndaj Danimarkës, duket se ka gëzuar së tepërmi nënën e Cristiano Ronaldos. Dolores Aveiro u shpreh me akuza të hapura drejt federatës dhe stafit, veçanërisht trajnerit, për sjelljen që patën ndaj “CR7”-tës, i coli zgjodhi të tërhiqej nga kombëtarja.

Nëna e sulmuesit mendon se të birin e kanë tradhtuar dhe se ai ndihet i trishtuar për mënyrën se si përfundoi cikli i tij me Portugalinë.

“Asnjëri prej tyre nuk e respektoi. Mirë t’u bëhet, jam e kënaqur që Portugalia humbi”, ishin fjalët e Aveiros në nervozizëm.

I pyetur për këto deklarata, një mendim të prerë pati edhe tekniku i “luzitanëve”, Jorge Jesus. Sipas tij, instiktet e një nëne janë të kuptueshme, por zgjedhë ta mirëkuptojë në deklaratën që dha. 

“Çfarë prisni të them? Kam respekt për zonjën. Nëna mbetet nënë, është instikt natyral”, përfundoi Jesus.