Ballina Aktualitet La pas dy fëmijë, sot i jepet lamtumira shefit të Krimeve të...

La pas dy fëmijë, sot i jepet lamtumira shefit të Krimeve të Rënda në Vlorë

30
0

Ermal Lulaj, shefi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, do të përcillet këtë të martë për në banesën e fundit, pas ndarjes tragjike nga jeta në një aksident rrugor. 41-vjeçari baba i dy fëmijëve humbi jetën mbrëmjen e së hënës, në një përplasje të rëndë në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës.

Sipas njoftimit të familjarëve, homazhet në nderim të tij do të zhvillohen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nga ora 11:00 deri në orën 12:00.

overlay-clever

Pas ceremonisë përkujtimore, kortezhi do të drejtohet drejt Varrezave të Fierit, ku do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së tij për në banesën e fundit.

Aksidenti fatal u regjistrua dje rreth orës 18:00, ku 41-vjeçari po udhëtonte nga Fieri në Vlorë, ku  makina tip ‘Toyota’ e viktimës u përplas me një skrep që ndodhej në lëvizje.Dyshohet se automjeti i rëndë ka qenë pa sinjalistikë në pjesën e pasme.

Ndërkohë si pasojë e përplasjes i plagosur mbeti edhe 63-vjeçari Thanas Poçaj, drejtues i skrepit që ndodhet nën kujdesin e mjekëve.