Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim.
Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale.







