Ballina Opinion Kur pushteti qesh dhe përçmon qytetarët, shteti çahet: protesta, llogaridhënia dhe kriza...

Kur pushteti qesh dhe përçmon qytetarët, shteti çahet: protesta, llogaridhënia dhe kriza e besimit në Shqipëri

14
0

Nga Muriel

Në demokraci, protestat janë zëri që ngrihet kur institucionetnuk dëgjohen. Në Shqipëri, rreziku sot nuk është vetëprotesta. Rreziku është ajo që ndodh kur pushteti vendos tëmos dëgjojë fare dhe të përgjigjet me përbuzje.

Kur kryeministri e përshkruan protestën si “jashtëderdhje” dhe e redukton zemërimin qytetar në fyerje, ai nuk po bënthjesht polemikë politike. Ai po vendos një standard tërrezikshëm: që pakënaqësia të trajtohet si turp, jo si sinjal; qëqytetari të anatemohet, jo të dëgjohet. Në atë moment, problemi nuk është vetëm stili. Problemi është shteti, sepsenjë shtet që u flet qytetarëve me përçmim, gradualisht fillont’u duket qytetarëve si i huaj.

Pikërisht këtu hyn kundër-përgjigjja më e qartë, më e pastërdhe më e vështirë për t’u shpërfillur: “Unë nuk jam ‘jashtëderdhje’, z. Kryeministër. Unë mbase e dua këtëvend më shumë se ju, por e dua të drejtë, me arsim tëmirë, shëndetësi të denjë, oportunitete të barabarta.” Ky nuk është slogan. Është akt akuze morale ndaj një pushteti qëngatërron forcën me të drejtën dhe durimin me nënshtrimin.

Dhe pastaj vjen pyetja që s’mund të mbytet me batuta: çfarëquhet “europiane” këtu? A është europiane një qeverisje qëe quan sheshin “rrugaçëri”, ndërsa vetë shoqërohet nga hijet e politikës së rrugës, nga njerëz e struktura për të cilat publikuflet me frikë e dyshim? Nëse “rrugaç” paskësh qenë qytetariqë kërkon llogari, atëherë si duhet quajtur pushteti kurpërfliten lidhje me “banda”, kur përdoret frika si gjuhë e heshtur e rendit, dhe kur ofendimi zë vendin e argumentit?

Opozita e quan këtë fazë “kilometri i fundit” dheparalajmëron vijim protestash, duke pretenduar se nuk ështëçështje personale apo partiake, por “ndërgjegje qytetare”. Le ta marrim seriozisht këtë pretendim: prova nuk është zëri ilartë, por disiplina; jo shkrepjet e momentit, por këmbëngulja; jo spektakli, por objektivi. Dhe objektivi duhet të jetë i vetëm: llogaridhënia.

Sepse thelbi nuk është as retorika e opozitës, as nervi ikryeministrit. Thelbi është kriza e besimit, dhe një perceptim ipërhapur se vendimmarrja nuk i shërben gjithmonë interesitpublik, por një rrjeti interesash ekonomike e politike që e bënpushtetin të duket “i paprekshëm”. Kur qytetarët besojnë se konkurrenca është fasadë, se ligji është selektiv dhe se propaganda e mbulon të vërtetën, atëherë demokracia fillon tëzbrazet nga brenda.

Dhe ja ku shfaqet një tjetër pyetje e thjeshtë, por shkatërruesepër çdo pushtet: ministrat që dalin njëri pas tjetrit nënakuza për korrupsion, A eshte kjo Europë apo plaçkitje?Kur dëgjon zëra për pasuri marramendëse, për apartamente tëpafundme, për luks që s’e shpjegon dot asnjë pagë shteti, standardi “europian” nuk është të tallesh me kë i ngre këtopyetje. Standardi europian është ta hetojnë institucionet, ta sqarojnë dokumentet, dhe kush s’e justifikon dot pasurinë tëmos rrijë asnjë ditë i mbrojtur nga pushteti.

Këtu është pika kyçe: përgjigjja nuk mund të jetëshkatërrimi, as rrëmuja. Dhuna nuk e zgjidh korrupsionin; e mbulon atë dhe i jep pushtetit alibinë për ta zhvendosurdebatin te “rend e siguri”. Por po aq e vërtetë është se kokëfortësia institucionale, refuzimi për të marrë përgjegjësipolitike, për të larguar nga funksionet publike zyrtarët e dyshuar, për të ndalur gjuhën e përbuzjes dhe për tëbashkëpunuar pa kushte me hetimet, e rrit temperaturënshoqërore dhe e shton rrezikun e përshkallëzimit. Prandaj, urgjenca nuk është të bërtasim më fort; urgjenca është tëveprohet: të dorëzohen te drejtësia “plaçkitësit” dhe tëdyshuarit për korrupsion, të hiqen nga postet, të hapendokumentet, të mbarojë mburoja politike.

Prandaj presioni qytetar duhet të jetë maksimal, por i mençurdhe i pamposhtshëm: kërkesa të prera e të matshme, tëdokumentuara; protesta masive, paqësore dhe të disiplinuara; “dritë” mbi çdo interes dhe vendim përmes transparencës, monitorimit dhe mjeteve ligjore; kosto politike e përditshmendaj arrogancës dhe propagandës; dhe, në fund, kthimi irevoltës në vendim demokratik.

Nëse qeveria i injoron këto kërkesa, përgjigjja nuk ështëdhuna, por një presion qytetar edhe më i madh: më iorganizuar, më i dokumentuar, më masiv dhe më idisiplinuar, deri sa llogaridhënia të bëhet e detyrueshmeose ndryshimi të vijë me votë.

Sepse në një klimë mosbesimi të thellë dhe akuzash të rënda, kur qeveria nuk jep dot as transparencë, as qetësi, as respekt, ekziston një dalje institucionale që ul temperaturën dhe iakthen vendit garën te rregullat: dorëheqja si akt përgjegjësiepolitike dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike me mandat të kufizuar, e cila garanton zgjedhje të lira e demokratike, me rregulla të barabarta, transparencë dhemonitorim serioz. Kjo nuk është luks. Është mënyra më e pastër për të mos e mbajtur vendin peng të një nervi kolektivqë ushqehet çdo ditë nga përbuzja.

Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër që fiton“debatin” me fyerje. Ka nevojë për një shtet që fiton besiminme prova. Nëse pushteti do të quhet europian, le të sillet si itillë: me llogaridhënie, me standarde, me drejtësi që nuk itrembet askujt dhe me respekt për qytetarin që kërkon vetëmnjë gjë: një Shqipëri të drejtë, me arsim të mirë, shëndetësi të denjë, dhe mundësi të barabarta.