Ballina Sport Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren...

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

53
0

Botërori 2026 ka nisur me spektakël në ndeshjen hapëse, që u dhurua vetëm nga Meksika.

Në “Azteca”, organizatorët arritën të triumfonin me rezultatin 2-0, duke e nisur me tre pikë këtë Kupë Bote.

Takimi hapës u zhbllokua që në minutën e 9-të nga Quinones, duke sjellë festë në të gjithë popullin meksikan.

“Bafana Bafana” nuk reagoi dot siç duhet, ndërsa në minutën e 50-të ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sithole.

“Aztekët” përfituan në maksimum nga avantazhi i lojtarëve dhe në minutën e 67’, Raul Jimenez mbylli llogaritë duke shënuar një gol me kokë.

Ndërkohë, çdo gjë u katranos për Afrikën e Jugut në minutën e 84’, pas daljes me karton tjetër të kuq, kësaj radhe për Zwane.

Gjithsesi, edhe “Aztekët” ngelën me 10 lojtarë, pas një kartoni të kuq të marrë nga Montes në minutën e 92’.

Kështu, Meksika merr tre pikët e para në Grupin A, ndërsa vëmendja tashmë do të kalojë në takimin tjetër të këti grupi, atij mes Koresë së Jugut dhe Republikës Çeke në orën 04:00.